Rreth Nesh

Rreth Nesh

Leni's Partners Group është një studio kontabiliteti dhe konsulence financiare që ofron shërbime të besueshme, profesionale dhe të personalizuara për bizneset shqiptare dhe të huaja.
Me një ekip ekspertësh të certifikuar dhe me përvojë të gjerë në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve, ne ndihmojmë klientët tanë të rriten në mënyrë të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Prej themelimit tonë në vitin 2016, kemi mbështetur dhjetëra biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha në organizimin e financave, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe marrjen e vendimeve strategjike.

Ne ofrojmë gjithashtu asistencë për aplikime në projekte zhvillimore në fushën e mjedisit, agroturizmit, energjisë, etj., me skema financimi nga qeveria shqiptare dhe programe si IPA, IPARD,
duke ndihmuar klientët nga dokumentacioni deri te hartimi i projektit.

Vizioni

Të jemi partneri më i besuar dhe inovativ në fushën e kontabilitetit, financës dhe konsulencës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe fuqizimin e profesionistëve të rinj në tregun e punës.

Misioni

Të ofrojmë shërbime të certifikuara dhe me cilësi të lartë në kontabilitet, deklarime tatimore, konsulencë financiare dhe trajnime profesionale.
Të mbështesim klientët tanë në çdo hap të zhvillimit të biznesit, duke garantuar korrektësi ligjore, efikasitet financiar dhe mundësi reale punësimi për individët që trajnohen pranë nesh.

Rrjeti i Bashkëpunimeve & Klientela

Leni's Partners Group ka ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi me biznese vendase dhe të huaja, me fokus të veçantë në partneritetet me kompani italiane.
Aktualisht, studio gëzon besimin e mbi 200 bizneseve aktive, ku më shumë se 30% janë klientë ndërkombëtarë, kryesisht me origjinë italiane.

Klientela jonë përfshin:

  • Biznese të vogla me ose pa TVSH
  • Organizata Jo-Fitimprurëse (OJF)
  • Biznese të mesme dhe të mëdha në rritje
  • Biznese VIP me struktura të ndërlikuara financiare

Në kuadër të zgjerimit ndërkombëtar, kompania ka krijuar lidhje të qëndrueshme me studio kontabiliteti në Itali, duke funksionuar si një urë bashkëpunimi tregtar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kjo ka mundësuar:

  • Mbështetje për biznese italiane që operojnë në Shqipëri
  • Shërbime të lokalizuara për degët e kompanive italiane
  • Asistencë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe italian