Programet e Trajnimit dhe Punësimit

Programet e trajnimit dhe punesimit

Në Leni's Partners Group besojmë në fuqinë e zhvillimit profesional.
Nëse je student/e në ekonomi, financë apo kontabilitet dhe dëshiron të përfitosh nga një eksperiencë praktike reale, aplikimi për praktikë është i hapur gjatë gjithë vitit.

Ne ofrojmë një program të strukturuar trajnimi që ju përgatit për tregun e punës dhe ju lidh me biznese reale që kërkojnë profesionistë të fushës.

Çfarë përfshin trajnimi:

  • Kontabilitet praktik mbi dokumentacion real të bizneseve partnere
  • Programet Financiare: Financa 5.0
  • Deklarime Online: TVSH, TAP, Sigurime Shoqërore & Shëndetësore, Tatim Fitimi
  • Legjislacion Tatimor & Paketa Fiskale e përditësuar
  • Hartimi dhe mbyllja e bilancit kontabël
  • Simulime reale mbi një subjekt tregtar

Kohëzgjatja e trajnimit:

  • 5 javë
  • 30 orë totale
  • Zhvillohet 2 herë në javë, me orare fleksibël: paradite, pasdite

Çertifikim & Vlerësim:

  • Çertifikatë Profesionale e njohur nga Ministria e Financave
  • Trajnimi njihet si praktikë pune nga fakultetet shqiptare dhe jashtë vendit (me noterizim)

Punësim në Bizneset Partnere:

  • Punësim direkt në kompani partnere të Leni's Partners Group
  • Regjistrim në portalin e punësimit për pozicione si Financier, Kontabilist, Menaxher Biznesi
  • Konsulencë falas për 2 vite nga ekspertët tanë për çdo sfidë profesionale