Në Leni's Partners Group besojmë në fuqinë e zhvillimit profesional.
Nëse je student/e në ekonomi, financë apo kontabilitet dhe dëshiron të përfitosh nga një eksperiencë praktike reale, aplikimi për praktikë është i hapur gjatë gjithë vitit.
Ne ofrojmë një program të strukturuar trajnimi që ju përgatit për tregun e punës dhe ju lidh me biznese reale që kërkojnë profesionistë të fushës.
Çfarë përfshin trajnimi:
- Kontabilitet praktik mbi dokumentacion real të bizneseve partnere
- Programet Financiare: Financa 5.0
- Deklarime Online: TVSH, TAP, Sigurime Shoqërore & Shëndetësore, Tatim Fitimi
- Legjislacion Tatimor & Paketa Fiskale e përditësuar
- Hartimi dhe mbyllja e bilancit kontabël
- Simulime reale mbi një subjekt tregtar
Kohëzgjatja e trajnimit:
- 5 javë
- 30 orë totale
- Zhvillohet 2 herë në javë, me orare fleksibël: paradite, pasdite
Çertifikim & Vlerësim:
- Çertifikatë Profesionale e njohur nga Ministria e Financave
- Trajnimi njihet si praktikë pune nga fakultetet shqiptare dhe jashtë vendit (me noterizim)
Punësim në Bizneset Partnere:
- Punësim direkt në kompani partnere të Leni's Partners Group
- Regjistrim në portalin e punësimit për pozicione si Financier, Kontabilist, Menaxher Biznesi
- Konsulencë falas për 2 vite nga ekspertët tanë për çdo sfidë profesionale